Mitrovicasit Zejnullah Kamberi – Zeki, i dhurohet një banesë e re

Zejnullah Kamberi, i njohur në qytetin e Mitrovicës si Zeki, dje është bërë me banesë të re.

Zeki nijhet nga mitrovicasit si një djal shumë punëtor, i cili përkundër se ka qenë me aftësi të kufizuara fizike, gjithmonë ka punuar, dhe e ka ndihmuar familjen e tij në Mitrovicë.

Ai ka punuar punë të ndryshme, poashtu ka mbajtur një kioskë në sheshin e Mitrovicës, vetëm që ta ndihmojë familjen e tij.

Para 4 vite e gjysmë, Zeki është martuar me një vajzë nga Ferizaj, dhe ka vazhduar të jetojë atje me një banesë me qira.

Fatmirësisht, para 1 viti nga dy, familja e Zejnullah Kamberi u bën 3 anëtarë, sepse ata kishin një fëmijë, ndërsa ata u detyruan të jetojnë në familjen e gruas, për shkak të pamundësisë të paguajnë qira.

Bashkëshortja e Zekit, ka përgatitje universitare dhe ka punuar çdoherë, përkundër vështirësive, ajo gjithmonë ja ka dalur.

Dje, Halil Kastrati me Jetimat e Ballkanit, përmes donatorit Xhevir Shumolli, e kanë bërë me banesë Zekin dhe familjen e tij.

Gëzimi i tyre ishte i madh, sepse u bën me banesë në qytetin e Ferizajit, familja e Zekit.

“Çdo lot i joni, u bëftë dritë dhe mbrojtje për ty dhe familjen tënde”, kjo ishte lutja që e bëri familja Kamberi për donatorin që i bëri me banesë.