Mitrovicë: Heq shiritin e inspektorëve dhe vazhdon ndërtimin pa leje

Në Mitrovicë është arrestuar një person i dyshuar meqë kishte vazhduar punimet pa leje ndërtimi dhe i njëjti kishte hequr edhe shiritin të cilën e kishin vendosur inspektorët komunalë të ndërtimit raporton veriu.info.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Raporti i Policisë:

Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti kishte vazhduar punimet pa leje ndërtimi dhe i njëjti kishte hequr edhe shiritin të cilën e kishin vendosur inspektorët komunalë të ndërtimit. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

SHPËRNDAJE