Mitrovicë: Përmes një aksioni të shpejtë policia arreston tre persona të dyshuar për vjedhje në dyqane

Përmes një aksioni, policia e Kosovës në Mitrovicë ka arritur të kap shumë shpejtë tre persona të dyshuar që kishin vjedhur një dyqan në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tunelin e parë, raporton portali Veriu.info.

Rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm ishte raportuar se në zonën banuese në tunelin e parë në Mitrovicë,  në një dyqan kishte ndodhur një ‘vjedhje e rëndë’.

Drejt vendit të ngjarjes me urgjencë kanë reaguar njësitë policore, në kuadër të stacionit policor ‘Jugu’ në Mitrovicë, ku nga  shikimi i vendit të ngjarjes dhe të dhënave të para të siguruara hetimet ishin orientuar në identifikimin e një veture që ishte larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, ka konfirmuar Drejtoria rajonale e policisë në Mitrovicë. (Shtyp mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje ⤵)

Bashkërendimi i njësive policore në kërkim të veturës së dyshuar ka rezultuar që  pas 20 minutave, në rrugën “Ramandan Kelemendi” në Mitrovicë, të identifikohet dhe të ndalohet vetura në të cilën ndodheshin tre personat e dyshuar, me ç’rast gjatë kontrollit tek të dyshuarit dhe  në veturë në cilësi të provave materiale janë konfiskuar: një pistoletë, dy thika, një maskë, një shumë e parave metalike të raportuara të vjedhura në dyqan.

Ndaj të dyshuarve A. P., 19 vjeçar, B.H., 18 vjeçar dhe E. S. 18 vjeçar, pas procedurave intervistuese u  është caktuar masa e ndalimit policor, ndaj të cilëve  është  ngritur  kallëzim penal  për veprën  penale ‘vjedhje e rëndë’. /Veriu.info/

 

SHPËRNDAJE