Mitrovicë: Polici derisa ishte duke vrapuar takon dy persona, ja çfarë gjen tek ata

Një pjesëtar i policisë së Kosovës në Mitrovicë, derisa ishte duke vrapuar ka hasur në dy persone të dyshuar të cilët posedonin lëndë narkotike, raporton gazeta online veriu.info.

Njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe pas intevistimit është liruar në procedurë të rregullt.

“Viktima mashkull K-Shqiptar (pjesëtar i policisë), raporton se deri sa ishte duke vrapuar kishte hasur në dy persona të dyshuar meshkuj K-Shqiptar të cilët posedonin substancë të dyshuar narkotike. Njeri nga të dyshuarit është arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt.” – thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./veriu.info/

SHPËRNDAJE