Mjekëve në Klinë nuk po u shkohet në punë: Kështu i dënon drejtori i Shëndetësisë

Hekuran Sejdiu, drejtor i Shëndetësisë në Klinë, ka ndëshkuar stafin e Qendrës së Mjekësisë Familjare, pasi që ata kanë neglizhuar punën.

Në vendin e punës sot në Klinë mungonin doktorët. Mungonte edhe roja dhe vozitësi.

Kjo është vërtetuar vet nga drejtori i Shëndetësisë në Klinë, Hekuran Sejdiu.

“Kam ardhur pa paralajmërim dhe pash se stafi nuk janë në punë”, thotë ai.

Ai ua ka ulur mëditjet për këtë muaj, pasi që ai thotë se kjo nuk është hera e parë që ndodhin këso lëshime në këtë institucion.

Për më shumë, shikoni videon më poshtë./gazetametro.net

SHPËRNDAJE