Mjeku kosovar: Do vazhdojmë derisa ta kuptojmë si shoqëri se respektimi i masave janë rruga e vetme për ta mbrojtur njëri tjetrin

Mjeku kosovar, Visar Berisha, ka reaguar për gjendjen në vend me shtimin e rasteve me COVID 19.

Ai ka thënë se nuk ishte vullnet i tyre, por që masat e reja është dashtë të mirren për ta parandaluar përhapjen e virusit.

Postimi i tij në Facebook:

Kur jemi mandatuar me 03 Qershor ne e kemi gjetur shoqerinë e bashkë me te edhe ekonomine te hapur, pas nje mbyllje te domosdoshme qe kishte ndodhur per mbi dy muaj.

Në kete hapje te re e kemi pa qysh ne fillim se askush nuk ishte i gatshem e as i pergatitur te bashkjetoj ne distance me virusin.

Qysh ne fillese jemi gjetur para dy alternativave; ta nxisim shoqerine, njeri-tjetrin, familjaret tane qe te respektojne rekomandimet te cilat do ta mbajne ne distance virusin ose ta mbyllim prap shoqerine.

Ne perqafuam alternativen e pare duke e sfiduar rezistencen shoqerore per t’i respektuar masat dhe mbajtur maskat. Por edhe duke bashkndje me gjithe ate vuajtje njerezore te shkaktuar nga kjo baterdi virusale si dhe dhembjen e gjithe atyre qe kane humbur punen dhe jane varferuar ne kete periudhe.

Per fat te keq, sot na u dasht te ndrrojme ane dhe t’i kthehemi pa deshire masave shternguese. Ky NUK ishte vullneti yne por udhekryqi ne te cilen na sjelli refuzimi per te respektuar masat na detyroj te bejme ate qe nuk e do askush, kufizimin dhe mbylljen.

Do vazhdojme keshtu deri sa nuk e pranojme te gjithe si shoqeri se respektimi i masave, kujdesi dhe bashkjetesa ne distance me virusin jane rruga e vetme per ta mbrojtur njeri-tjetrin.

SHPËRNDAJE