Moderatorja shqiptare e thotë troç: Ky është mashkulli i parë që më ka hequr rrobat

Moderatorja Fatma Methasani ka qenë e ftuara e radhës në emisionin “Why Not”. Teksa Roza Lati po i tregonte publikut se Fatmën e identifikojnë atletet conversa që e tregojnë mjaft të thjeshtë, modeste dhe vetvetja, kjo e fundit tregoi se kishte shumë palë të tilla.

“Kam shumë conversa, i pëlqej shumë dhe i kam patur që në fillimet e mia në ekran, sigurisht nën ndikimin e stilistit Niko Komani.

Praktikisht duhet të them që është mashkulli i parë që më ka veshur dhe më ka zhveshur,”– rrëfeu Methasani dhe të gjithë shpërthyen në të qeshura. Fatma është në një lidhje zyrtare me kuzhinierin Alfio Rrotani, dhe se dimë si mund ta ketë pritur ai këtë deklaratë.