Modric nuk e beson largimin e Ronaldos nga Reali, ja çfarë thotë…

Modric e ka të pamundur ta besojë që Ronaldo është larguar nga Reali i Madridit.

Pas kualifikimit për në finalen e Kupës së Botës, kroati shprehu pikëllimin e tij që shoku i tij i ngushtë është larguar nga “Santiago Bernabeu”, raporton “Sportmediaset”.

“Thashë se Ronaldo do të qëndronte, sepse kjo ishte dëshira ime. Nuk dija asgjë për transferimin. Ronaldo është unik dhe është për të ardhur keq që ai largohet. I uroj atij më të mirën, përveç kur luan kundër Real Madridit. Faleminderit për gjithçka që keni bërë për Realin”, tha ai pas ndeshjes.
Kujtojmë që Ronaldo te Juventusi do përfitojë një pagë me vlerë 30 milionë euro në sezon.

SHPËRNDAJE