Mogherini në Beograd e ‘godet’ keq Kosovën për arrestimin e djeshëm në Mitrovicë, ja porosia e prerë

Siç edhe u paralajmërua gjatë ditës vizita e saj, Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian, Frederica Mogherini ka arritur në Beograd, ku ka zhvilluar një takim me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vucic.

Temë e këtij takimi ishin ngjarjet e fundit në Kosovë.

Siç raportojnë mediat serbe, e përcjell Gazeta Metro, Mogherini deklaroi se ajo që ka ndodhur dje nuk duhet të përsëritet.(Shtyp mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje ⤵)

“Ajo që ndodhi dje, nuk duhet të përsëritet. Bashkimi Evropian pret që të ruhet paqja me një qasje të mençur dhe të përmbajtur, “tha Përfaqësuesuesja e Lartë e BE’së.

Gjithashtu bëhet e ditur se Mogherini e Vucic u pajtuan që të gjejnë mënyra të reja për të vazhduar zgjedhjen e problemeve mes Beogradit dhe Prishtinës në mënyrë paqësore.

Ndërkohë, e gjitha kjo vjen pas arrestimit të Marko Djuricit nga Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme dhe depërtimit të tij në Serbi, brenda vetëm pak kohe.

Kjo pasi i njëjti kishte kërkuar leje për të hyrë në Republikën e Kosovës, por i ishte refuzuar. Ai nuk e përfilli këtë, dhe përfundoi i arrestuar.

SHPËRNDAJE