Mogherini takon Pompeon e dhëndrin e Trumpit- A është kjo përpjekja e fundit e saj për ndarje të Kosovës

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini është takuar të martën me Sekretarin amrikan të shtetit, Mike Pompeo, me të cilin kanë diskutuar një serë sfidash me të cilat po përballet Evropa dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Një ndër pikat e diskutimit ndërmjet Mogherinit dhe sekretarit amerikan Pompeo, ka qenë edhe situata dhe zhvillimet në Ballkanin Perëndimor.

“Sekretari Michael R. Pompeo është takuar me përfaqësuesen e Lartë për Punë të Jashtme dhe Siguri dhe zëvendës presidenten e Komisionit Evropian, Federica Mogherinin. Sekretari Pompeo dhe përfaqësuesja e lartë kanë diskutuar për raportet SHBA-Evropë, përfshirë fushën e BE-së për mbrojtje dhe siguri, Afganistanin, Kubën, Iranin, Libinë, Moldavinë, Ballkanin Perëndimor, Rusinë, Ukraninën dhe Venezuelën”, ka thënë zëdhënësi i Zyrës së Pompeos, Morgan Ortagus, raporton Gazeta Express.

Njoftim për takimin me Pompeon është lëshuar edhe nga zyra e Federica Mogherinit, ku tregohet se bashkë në takim ka qenë edhe këshilltari i presidentit të SHBA-së, Jared Kushner.

“Përfaqësuesja e lartë dhe zv.presidentja Federica Mogherini ka përfunduar një vizitë zyrtare në Ëashington të martën, ku ka pasur një diskutim dypalësh me sekretarin e Shtetit, Michael R Pompeo, si pjesë dialogut politik të nivelit të lartë për transatlantik, si dhe gjithashtu është takuar me këshilltarin e presidentit të SHBA-së, Jared Kushner”, thuhet në njoftimin e Maja Kocijancic.

Në këtë takim nga BE-ja thonë se kanë diskutuar për partneritetin strategjik dhe disa çështje të rëndësishme ndërkombëtare dhe rajonale, përfshirë edhe Ballkanin Perëndimor.

“Në një bisedë pozitive dhe konstruktive, përfaqësuesja e Lartë dhe Sekretari Pompeo rikonfirmuan përkushtimin e tyre për një partneritet të fortë transatlantik, dhe kanë diskutuar për fusha kyçe të bashkëpunimit dypalësh dhe një numër të zhvillimeve të rëndësishme ndërkombëtare dhe rajonale, përfshirë Ballkanin Perëndimor, Venezuelën, Afganistanin, Libinë, Moldavinë, Rusinë dhe Ukrainën”, potencon njoftimi .

Ndër të tjera thuhet se Mogherini e ka njoftuar Pompeon për punën e BE-së në fushat e sigurisë dhe mbrojtjes.

Si ndërmjetësuese e dialogut Kosovë-Serbi, Mogherini ka marrë kritika të shumta për menaxhimin e dialogut nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, për faktin se ka lejuar Thaçin dhe Vuçiqin të diskutojnë për korrigjim të kufijve./GazetaExpress/

SHPËRNDAJE