Molliqaj: Humbja ka ardhur si pasojë e vendimeve të PSD-së, nuk duhet ta fajësojmë askënd tjetër

Anëtari i partisë SocialDemokrate, Dardan Molliqaj ka thënë në Debat Plus të RTV Dukagjinit se humbja e PSD-së, nuk ka qenë për fajin e askujt tjetër.

Ai tha se vendimet e PSD-së e kanë dërguar atë në humbje.

“Humbja është eksluzivitet i vendimeve të PSD-së. PSD nuk i ka humbur zgjedhjet, por unë besoj, humbja e parë është në dalje, e dyta është në rrugëtimin, që në këmi besuar që duhet të ketë ekip negociator”, tha Molliqaj.

Ai tha se ditën e heshtjes zgjedhore ju ka thënë bashkë-partiakëve se nëse humbin, nuk duhet të jenë humbës të këqinj.

“Nëse i humbim për 100 e 200 vota deputetët, atëherë mundet me pasë tjetërsim të votës, por nëse ka diçka më të thellë. Humbja e PSD-së është humbje jona, nuk duhet t’ia lëmë fajin dikujt tjetër. Besoj se nëse humbim nuk duhet të jemi humbës të këqi, por edhe fituesit duhet të mos bëhen fitues të këqi”, u shpreh Moliqaj.

SHPËRNDAJE