Molliqaj: LDK refuzoi idenë për koalicion me neve

Dardan Molliqaj nga PSD ka thënë se koalicioni mes partisë së tij dhe LDK’së do të ishte i pranueshëm, por që kjo nuk ndodhi.

Molliqaj ka thënë se LDK e ka refuzu idenë për koalicion me PSD’në.

‘’S’ka pasë ofertë direkte, por LDK e ka refuzu idenë për frika të ndryshme dhe shpjegimi ka qenë që kemi aq shumë dallime, saqë e kemi shumë zor me marrë një vendim’’, ka thënë Molliqaj.

Dardan Molliqaj nga PSD nuk e ka përjashtuar mundësinë që të largohet krejt nga politika.

‘’Unë mund të largohem nga politika, por nuk ka asgjë definitive. Nëse mbërrijmë në konkluzione të pëbashkëta, duhet me diskutu se a ka hapësirë Kosova me vazhdu me një profil partiak si PSD. Në Kosovë përballë këtij pushteti, duhet dhe ka nevojë për një opozitë të mirëfilltë, të dijes, aktivitetit dhe veprimit, që nuk besoj do t’i përmbush AAK dhe PDK’’

‘’Kam përgjigje definitive që nuk ka shanc që unë dhe të tjerët të bëhemi pjesë e partive të tjera politike. Shumica brenda PSD kanë kurajo dhe guxim me u marrë me politikë, edhe pas kësaj situate që ka ndodh’’.

SHPËRNDAJE