Molliqaj me parashikim dëshpërues për PSD-në: Do t`i fitojmë 6 – 7 % në zgjedhjet e ardhshme

Deputeti i Partisë Social Demokrate, Dardan Molliqaj në një intervistë për kallxo.com ka folur edhe për protestën e së shtunës që është thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje më 29 shtator.

Ai ka folur për mos-ftesën për protestë nga ana e Vetëvendosjes, për të cilën thotë se nuk është diskutuar fare në organet e PSD-së.

Në intervistë Molliqaj ka folur edhe për sekretaren organizative të VV-së, Vlora Haxhimemedi, e cila po udhëheq me sekretariatin e partisë, të cilin për disa vite e ka udhëhequr vet Molliqaj.

Molliqaj ka folur edhe për sondazhin e publikuar nga KDI, e që PSD-në e ka nxjerrë me 2%.

Ai është shprehur skeptik dhe thotë se kanë parë sondazhe tjera ku PSD sillet rreth 6-7 %. Ai madje beson se PSD, në legjislaturën e ardhshme do të jetë vlerë e madhe dhe përcaktuese brenda institucionit të Kuvendit.

Molliqaj në këtë intervistë ka folur edhe për mundësinë e koalicioneve në të ardhmen. Sipas tij, PSD-ja vija të kuqe për koalicione ka vetëm ndaj PDK-së dhe jo ndaj grupeve dhe partive tjera politike.

Në po këtë intervistë mund të ndiqni edhe arsyet se pse PSD-ja po merr pjesë në seancat e Kuvendi të Kosovës dhe nuk po i bashkëngjitet LDK e VV në bojkotimin e seancës.

SHPËRNDAJE