Molliqaj tregon kushtin, për t’u kthyer në Vetëvendosje

Deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë ish subjekti politik që i ka takuar më parë – Lëvizja Vetëvendosje vetëm po kritikon pa ofruar zgjidhje.

Derisa aktualisht po diskutohet për Projektligjin për Dialogun, ai ka thënë se edhe mund të kthehej në lëvizjen që drejton Albin Kurti, por me një kusht.

“Edhe do të kthehesha në Vetëvendosje, ose do të shkoja në LDK. Por nëse veç ankoheni, ju rritë ‘nera’ se s’mund të bëhem me juve”, është shprehur Molliqaj.

Ai ju ka drejtuar dy partive, LDK-së dhe Vetëvendosjes se deri tash kanë kërkuar një komision ad-hoc për mbikëqyrje të dialogut me Serbinë, ndërsa sonte po shprehen kundër Ligjit për Dialog.

Më tutje, ish partisë së tij Molliqaj i është drejtuar se nëse vazhdojnë me akuza do t’ua nxjerrin audio incizimet sikurse që kanë bërë në të kaluarën në Kuvend me palë të tjera.

SHPËRNDAJE