Momente nga tërmeti në Shqipëri, tmerri që përjetuan gazetarët live në emision

Dy lëkundje të njëpasnjëshme tërmeti janë ndjerë në Tiranë dhe Durrës rreth orës 21:16.

Në këtë orë disa emisione ishin në transmetim live dhe gazetarët pasi kanë ndjerë lëkundjet kanë reaguar duke qetësuar publikun.

Në “Opinion” të ftuarit nuk u ngritën nga vendi. “Nuk ka asgjë, u shkund mbaroi”, dëgjohet të thotë një i ftuar ndërsa Blendi Fevziu i bën thirrje të mos lëvizin.

Ndërsa në “Tempora”, publiku nisi të dalë nga studio pas lëkundjeve. Ishte Sonila Meço ajo që i qetësoi duke thënë: “Mos lëvizni, është këshilla numër një që na japin në këto raste”.

Spikerja e lajmeve në Ora News ishte gjithashtu live dhe në momentin e tërmetit është frikësuar, por ka vazhduar duke prezantuar lajmet.

SHPËRNDAJE