Momenti kur lojtarët e Kosovës ‘shpërthejnë’ në lot pas humbjes!

Kosova ka humbur shansin e parë për t’u kualifikuar në Kampionatin Evropian, duke pësuar humbje 2-1 nga Cekia në ndeshjen e parafundit eliminatore për ‘Euro 2020’.

Atdhe Nuhiu shënoi për Kosovën, ndërsa Kral dhe Celustka shënuan për vendasit. Pas ndeshjes, dëshpërimi te futbollistët e Kosovës ishte i madh.

Madje, Mërgim Vojvoda u pa duke qarë, derisa Milot Rashica, Edon Zhegrova, Fidan Aliti gjithashtu u panë të dëshpëruar pas vërshëllimës së fundit të gjyqtarit, Gianluca Rocchi.

Sido që të jetë, Kosova mund të vazhdojë të ëndërrojë për Euro 2020, pasi ka shansin përmes Ligës së Kombeve.

Kosova tashmë e ka të siguruar një vend në play-off, si fitues i Grupit D3 të Ligës së Kombeve.

Play-offs do të zhvillohen përmes gjysmëfinaleve dhe një finale.

Kosova do të përballet në gjysmëfinale me Maqedoninë e Veriut, që luan si vendase. Nëse fiton, në finale e pret Gjeorgjia ose Bjellorusia.

SHPËRNDAJE