Momenti kur serbja vjedh telefonin mobil në butik

Kamerat e sigurisë në një lokal të quajtur “Hong Kong” në qytetin Çaçak në Serbi, ka filmuar momentin kur një “kliente” vjedh një telefon mobil, të cilin e gjen në rafte.

Pronari i lokalit u bën thirrje të gjithë atyre që kanë pasur rastin ta shohin videon, që ta ndihmojnë në identifikimin e gruas që ka vjedhur telefonin e një klienti tjetër, që e kishte harruar në lokalin e tij.

“Konsideroj se duhet vepruar sipas ligjit – ajo çfarë nuk është e juaja, nuk duhet ta merrni ose thjesht duhet ta dërgoni në stacionin më të afërt të Policisë”, thuhet në një mesazh të dërguar nga pronari i lokalit.

SHPËRNDAJE