Momenti kur shpëtohet gruaja nga zjarri në Vushtrri

Një gruas së moshuar në Vushtrri i është shpëtuar jeta pasi banesa e saj u kaplua nga zjarri, shkruan .

Ngjarja ka ndodhur sot dhe gruaja është shpëtuar si rezultat i intervenimit të shpejt nga Shërbimi i Zjarrëfiksave.

“Sot, u ballafaquam me një rast të jashtëzakonshëm me rastin e një zjarri në një objekt banesor përball sheshit “Hasan Prishtina”, me çrast u shpëtua jeta e një zonje të moshuar si rezultat i intervenimit të shpejt nga Shërbimi i zjarrëfiksave. Falënderojmë për bashkëintervenim dhe mbështetje edhe Policinë e Kosovës dhe KEDS-in. Sinqerisht”, ka njoftuar Bajrush Kosumi, drejtor për Mbrojtje dhe Shpëtim në Vushtrri.