Morina: Demarkacionin e votuan ata që e shkelën betimin e ushtarit të UÇK-së dhe i materializuan eshtrat e deshmorëve

Pas miratimit te ligjit për demarkacionin mes Kosovës dhe Malit të Zi, ka reagu edhe gazetari i portalit Veriu.info, Gazmend Morina, i cili ka thënë se një pjesë e atyre që e votuan demarkacionin e kanë shkelur betimin e ushtarit të UÇK-së, e kanë materializuar çdo copë ashti të dëshmorëve të UÇK-së, dhe jo vetëm.

Sa i përket qëndrimit të LDK-së, ai ka thënë se prej kohësh nuk flet seriozisht për këtë parti.

Ja postimi i plotë i Gazmend Morinës në Facebook:

Qytetaret dhe mediat e krijuara nga politika, te cilet e kerkuan miratimin e demarkacionit per liberalizimin e vizave, te shohim tash e tutje e do te kerkojne me te njejtin zell pergjegjesi per vonim te liberalizimit te vizave.

Ne fund te fundit, nami nuk u bo qe e falem nje cope toke, kemi falur apo na e kane marr token historikisht dhe prape po ekzistojme.

Perndryshe, nje pjese e ketyre qe e votuan demarkacionin e kane shkelur betimin e ushtarit te UÇK-se, e kane materializuar cdo cop ashti te deshmoreve te UÇK-se, dhe jo vetem.

Per keto coftinat e LDK-se, moti nuk flas seriozisht.

Te shohim a po bohet liberalizimin sivjet!

SHPËRNDAJE