Morina-Haxhiut: Pasi që po kërkon transparencë, trego kush është pronar i Klan Kosovës

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe drejtuesi i Klan Kosovës, Baton Haxhiu janë përfshirë në një debat të ashpër duke bërë akuza të rënda ndaj njëri tjetrit. Sot Baton Haxhiu ka shkruar një letër të gjatë, ku ndër të tjera indirekt Albin Kurtin e quan kriminel.

Duke marrë shkas nga ky debat, e veçanërisht nga kjo letër e Baton Haxhiut, gazetari i portalit Veriu.info përmes një statusi në Facebook e ka pyetur këtë të fundit se kush është pronar i Klan Kosovës.

Ja postimi i plotë i Gazmend Morinës:

Tash e lexova, Batoni koka qarte me nje kolumne.

Baton vlla, e kam nje pyetje per ty: Klan Kosova eshte televizion shume i shikueshem dhe krijon opinion publik, nder te tjera duke kerkuar llogaridhenie dhe transparence nga politikanet. Nisja prej vetes me transparence, kallxoju shikuesve tuaj kush eshte pronari i Klan Kosoves, s’po besoj qe ki arsye me mbajt te fshehur. Pra, kush jane aksioneret e Seite Group?

SHPËRNDAJE