Morina: Heqja flamurit kombëtar politikë inatesh, pse nuk po vendoset flamuri i Kosovës në veri?

Ndaj heqjes së flamurit kombëtar në Prishtinë nga protokolli i shtetit, ka reaguar gazetari i portalit Veriu.info, Gazmend Morina, i cili thotë se kjo nuk garanton që dikush nesër ta heq edhe flamurin e Kosovës.

Morina pyet pse nuk po vendoset flamuri i Kosovës në veri, perderisa mendon se heqja e flamurit kombëtar është politik inatesh.

Ja postimi i plotë i Gazmend Morinës:

Heqja e flamurit kombetar ne Prishtine eshte politike inatesh, tipike e stilit te Hashes. Ne momentin qe Shpendi ka thene se kjo eshte pune e Qeverise, protokolli i shtetit eshte dashte me vendos edhe nje shtylle po aq te madhe dhe me ngrit flamurin e Kosoves. Nese jane kaq te vendosur, organizatori le ta vendos flamurin e Kosoves edhe ne veri, e ta heq ate serb.

P.S.: Kush garanton qe neser nuk del dikush me e nderru prape ate flamur, madje edhe dikush me pas pasoja qe s’po du as me i permend.

SHPËRNDAJE