Morina: Interesant se si nga VV po japin dorëheqje vetëm ata që kanë punuar me rrogë, por jo edhe aktivistët vullnetar

Dorëheqjet e orkestruara nga Lëvizja Vetëvendosje të filluara para disa javësh kanë vazhduar edhe sot, ku një zyrtar për informim i VV-së i dhënë fund angazhimit në këtë subjekt politik, vetëm një ditë para se të mbahen zgjedhjet për kryetar, ku kandidati i vetëm është Albin Kurti.

Për këto dorëheqje një vlerësim e ka dhënë gazetari i portalit Veriu.info, Gazmend Morina, për të cilin interesant është fakti se si nga Vetëvendosje po japin dorëheqje vetëm personat që kanë marrë paga për aktivitetin e tyre, por jo edhe aktivistët që për vite të tëra punojnë pa pagesë.

“Ende nuk po shoh ndonje doreheqje nga Vetevendosje, te atyre personave qe nuk kane marrë paga (ndoshta ka ndonje perjashtim). Doreheqje po japin ata qe jane paguar permes Kuvendit apo Sekretariatit te Pergjithshem, por jo edhe aktivistet qe per me shume se 10 vite punojne pa pagese. Interesante!”, ka shkruar Gazmend Morina në Facebook.

SHPËRNDAJE