Mos u mashtroni, sot ndryshon moti

Mbi vendin tonë sot pritet të mbajë mot kryesisht me diell, ndërsa në mbrëmje vranësirat do të shtohen dhe me mundësi për riga lokale shiu.

Në krahasim më fundjavën dhe ditën e parë të javës, do të ketë rënie të temperaturave.

Meteorologët parashikojnë që temperaturat gjatë ditës së sotme të lëvizin nga 2 gradë celsius minimalja dhe 18 gradë celsius maksimalja.

SHPËRNDAJE