Mosmarrëveshje në Kamenicë, godet me një mjet pune

Një person është arrestuar në fshatin Koretin të Kamenicës, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje me një mjetë pune ka lënduar viktimën mashkull K-shqiptar.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Kurse, në fshatin Pozheran të Vitisë, është arrestuar i dyshuari mashkull, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje me një shkop druri ka lënduar viktimën mashkull.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe më pas është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

SHPËRNDAJE