Moti i lig pezullon mësimin në 82 shkolla

Moti i keq me reshje dëbore në zonat veriore e verilindore dhe me reshje shirash në zonën jugore ka detyruar pezullimin e mësimit në 82 shkolla në rang kombëtar.

Në një njoftim për mediat, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ka publikuar një tabelë të detajuar për çdo qark me probleme.

Ministria thotë se po monitoron situatën në çdo qark dhe drejtori arsimore.

Tabela dhe lista e detajuar e shkollave që nuk kanë zhvilluar procesin mësimor:

Berat – 9 shkolla

Dibër – 10 shkolla

Bulqizë – 8 shkolla

Mat – 20 shkolla

Korçë – 5 shkolla

Kolonjë – 1 shkollë

Devoll – 1 shkollë

Pogradec – 12 shkolla

Kukës – 3 shkolla

Librazhd – 9 shkolla

Tepelenë – 1 shkollë

Tropojë – 2 shkollë

Tiranë – 1 shkollë

 

Moti i keq, situata e detajuar për çdo DAR/ZA

Drejtoria Arsimore Rajonale Berat
Shkolla 9 vjeçare Kakos, Skrapar;
Shkolla 9 vjeçare Zhepë, Skrapar;
Shkolla fillore Gurrazez, Skrapar;
Shkolla 9 vjeçare Grevë, Skrapar;
Shkolla 9 vjeçare Konak, Skrapar;
Shkolla 9 vjeçare Dobrenjë, Skrapar;
Shkolla 9 vjeçare Terrovë, Skrapar;
Shkolla 9 vjeçare Rromas, Skrapar;
Shkolla 9 vjeçare Cerricë , Skrapar;
Drejtoria Arsimore Rajonale Dibër.
Shkolla 9 vjeçare Grevë, Komuna Melan;
Shkolla 9 vjeçare Luzni, Nj.A. Luzni;
Shkolla fillore Hurdhë Muhurr, Nj.A Luzni;
Shkolla fillore Lishan i Epërm, Nj.A Luzni;
Shkolla 9 vjeçare Selishtë, Nj.A Selishtë;
Shkolla e mesme e bashkuar Sllovë, Nj.A Sllovë;
Shkolla 9 vjeçare Shumbat, Nj.A. Sllovë;
Shkolla 9 vjeçare Ploshtan, Nj.A Kala e Dodës;
Shkolla 9 vjeçare Radomirë, Nj. A Kala e Dodës;
Kopësht nr. 1 qytet Peshkopi;
Zyra Arsimore Bulqizë
Shkolla 9-vjeçare Sopot;
Shkolla 9-vjeçare Strikçan;
Shkolla 9-vjeçare Xheladin Murati;
Shkolla 9-vjeçare Man Jella, Zogje;
Shkolla 9-vjeçare Gjuras;
Shkolla 9-vjeçare Faslli Cami, Viçisht;
Shkollat vartëse të shkollës së mesme të bashkuar Ostren i Madh;
Shkolla 9-vjeçare Pasinkë.
Zyra Arsimore Mat
Shkolla e mesme e bashkuar Xibër, Bashkia Klosnuk;
Shkolla fillore Kashar;
Shkolla fillore Xibër Hane;
Shkolla fillore Xibër Murrizë;
Shkolla fillore Petralbë;
Shkolla 9 vjeçare Ketë;
Shkolla fillore Muçaj;
Shkolla fillore Dishaj;
Shkolla fillore Plan i Bardhë;
Shkolla fillore Pleshë;
Shkolla 9 vjeçare “Rexhep Kërtusha” Frankth
Shkolla fillore Selixë;
Shkolla fillore Bushkash;
Shkolla fillore Stojan;
Shkolla e mesme “Haxhi Lata”, Suç;
Shkolla 9 vjeçare “Veli Alla”, Rripë;
Shkolla 9 vjeçare Gurrë e madhe;
Shkolla 9 vjeçare “Hasan kala” Batër;
Shkolla fillore Mallunxë;
Shkolla fillore Rukaj;
Drejtoria Arsimore Korçë
Shkolla fillore Lumaj;
Shkolla fillore Osojë;
Shkolla fillore Popçisht;
Shkolla Fillore Peshtan;
Shkolla 9 vjeçare Vithkuq;
Zyra Arsimore Kolonjë
Nuk zhvillohet mësim në Njësinë Administrative Çlirim dhe malësinë përrreth ku mungojnë rreth 300 nxënës

Zyra Arsimore Devoll
Për arsye të motit të keq nga dëbora nuk është zhvilluar mësim në shkollat si më poshtë:

Shkollat vartëse të shkollës së mesme të bashkuar “Nesim Kaçani, Miras për shkak të terrenit të vështirë malor dhe me dëborë.
Zyra Arsimore Pogradec
Si pasojë e kushteve të motit me dëborë janë bërë të pakalueshme rrugët për në zonën Mokër e Poshtme dhe Mokër e sipërme ku mësuesit kanë dalë për punë dhe nuk kanë shkuar dot pasi për në ato zona nuk kalon dot asnjë lloj mjet transporti.

Në këtë zonë funksionojnë 12 shkolla me 1344 nxënës në arsimin 9 vjeçar dhe 445 nxënës në arsimin e mesëm.

Drejtoria Arsimore Kukës
Shkollat Kalimash dhe Kryemadh Njësinë Vendore Malzi;
Shkollën Novosej Njësinë Vendore Shishtavec;
Shkollat e Njësisë Vendore Kalis;
Zyra Arsimore Librazhd
Shkolla 9 vjeçare “Kasem Zika” Përvallë;
Shkolla fillore Kostenjë;
Shkolla 9 vjeçare Lunik;
Shkolla Fillore Orenjë;
Shkolla fillore Orenjë katund;
Shkolla 9 vjeçare Floq;
Shkolla 9 vjeçare Zdrajsh Qendër;
Shkolla 9 vjeçaRE Zdrajsh Katund;
Shkolla Fillore Qarrishtë;
Zyra Arsimore Tepelenë
Shkolla 9 vjeçare “Sami Nela” Kalivaç nuk është zhvilluar mësim për arsye të motit të keq si pasojë e mungësës të numrit të madh të nxënësve që nuk janë paraqitur;

Zyra Arsimore Tropojë
Shkolla e mesme e bashkuar “Hoxhë Zogu” A Bytyç;
Shkolla e mesme e bashkuar “Tinka Kurti” A Lekbibaj;
Drejtoria Arsimore Rajonale Tiranë
Shkolla 9 vjeçare Kllojkë si pasojë e dëborës nuk është bërë mësim për shkak të rrugëve të bllokuara nga dëbora.

/tvklan.al

SHPËRNDAJE