Moti i ligë: Ja çka ka ndodhur në Aeroportin e Cyrihut

Gjatë ditës së sotme është bërë anulimi i 80 fluturimeve. Bëhet fjalë për 40 nisje nga ky aeroport dhe 40 aterrime nga aeroportet tjera në atë të Cyrihut.

Moti i ligë, me borë, shi e furtunë që po mbretëron dje dhe sot ka prishur planet e fluturimit të disa aeroporteve të Evropës Qendrore dhe Perëndimore. Para së gjithash kanë qenë aeroportet si ai i Cyrihut, i Frankfurtit, AMsredamit dhe i Dyzeldorfit që kanë pësuar çrregullime për shkakun e përmendur.

Kur jemi te Aeroporti i Cyrihut, më i madhi në Zvicër, autoritetet njoftojnë se gjatë ditës së sotme janë detyruar të bëjnë anulimin e 80 fluturimeve, shkruan 20minuten.ch.

Bëhet fjalë për 40 nisje nga ky aeroport dhe 40 aterrime nga aeroportet tjera në atë të Cyrihut.

Anulimet kanë të bëjnë para së gjithash me fluturimet e planifikuara për në Londër, Frankfurt, Amsterdam dhe Dyseldorf ose nga këto qendra për në Cyrih.

Ende nuk është e qartë se sa pasagjerë janë prekur nga anulimet në fjalë por është e mundur që disa prej tyre do të kalojnë natën në aeroportet përkatëse.

Megjithatë, sipas autoriteteve të Aeroportit të Cyrihut, të gjitha kompanitë ajrore po bëjnë përpjekje për t`i strehuar udhëtarët nëpër hotele, në rast se paraqitet nevoja, transemton albinfo.ch. Po ashtu atyre do t`u mundësohet që të fluturojnë me aeroplanin e parë në dispozicion.

Orëve të fundit ka një zbutje të motit dhe mund të konsiderohet se nga dita e nesërme do të fillojë qarkullimi normal nga dhe drejt Aeroportit të Cyrihut.

SHPËRNDAJE