Mourinho insiston për asin e Arsenal

Tekniku portugez është duke shqyrtuar mundësinë e blerjes së mesfushorit, të cilin kohë më parë e ka pasur nën urdhrat e tij.

Jose Mourinho është i interesuar ta transferojë mesfsushorin gjerman të Arsenal, Mesut Ozil, gjatë verës së ardhshme.

Asi gjerman mbetet pa kontratë në qershor të vitit tjetër dhe tekniku portugez do të donte ta kishte nën urdhrat e tij, sidomos me mundësi transferimi me parametra zero.

Të dy e respektojnë shumë njëri-tjetrin, nga koha që kanë kaluar tek Real Madrid, ndërsa për Ozil interesim ka shfaqur edhe gjiganti italian Inter.