Mourinho jep lajmin e madh për Ibrahimovic

Zlatan Ibrahimovic mund të nënshkruajë me Manchester Unitedin

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho e ka konfirmuar se janë në bisedime për vazhdimin e kontratës me Zlatan Ibrahimovic.

Ibra edicionin e fundit kishte luajtur në United, por shkaku i një lëndimi nuk i ishte vazhduar kontrata edhe për një sezon tjetër, por tani duket se gjërat kanë ndryshuar.


“Ibrahimovic dëshiron të luajë në nivele të larta. Ne jemi në bisedime për mundësinë që ai të qëndrojë me ne”, tha Mourinho gjatë konferencës për media. /Express/




SHPËRNDAJE