Muja për mini-shengenin: Rama – Vuciq të zëvendësohet me boshtin Kurti – Vuciq

Analisti Armend Muja thotë se Mini-shengeni Ballkanik ka disa apskete pozitive, pasiqë është propozuar mbi modelin e BE-së për lëvizje të lirë të mallrave dhe njerëzve.

Por sipas Mujës, problemi qëndron tek politikanët që po synojnë ta jetësojnë këtë ide.

Sipas tij, iniciatorët e kësaj marrëveshje, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama nuk ka influencë, ndërsa presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq nuk ka kredibilitet.

Muja madje thotë se boshti Vuciq-Rama në kuadër të Procesit të Berlinit duhet të zëvendësohet me boshtin Kurti-Vuciq, pasi sipas tij, matjet tregojnë qe Kurti është lideri me më së shumti popullaritet tek shqiptarët në Ballkan.

Postimi i plotë i Mujës

Mini-Schengeni Ballkanik: nuk ka shume detaje, por eshte propozuar mbi modelin e BE-se – levizje e lire e mallerave, njerezve, sherbimeve dhe kapitalit.

Propozimi ka dsa aspekte pozitive por iniciatoret nuk kane kedibilitet (Vucic) apo influence (Rama). Ne aspektin ekonomik, Kosova ka teprice te fuqise punetore dhe ka perparesi konkurruese ne sherbime dhe do te ishte nje kompenzim i vogel per deficitin aktual tregtar me vendet e rajonit.

Ne aspektin politik, do te hiqeshin barrierat per integrim te popullit shqiptar dhe atij serb ne Ballkan. Me poshte disa sfida ne kete propozim:

1) Boshti Vucic-Rama ne kuader te Procesit te Berlinit duhet te zevendesohet me boshtin Kurti-Vucic – matjet tregojne qe Kurti eshte lideri me me se shumti popullaritet tek shqiptaret ne Ballkan.

(2) Serbia ka manipuluar me marreveshje te tilla ne te kaluaren -Kosova ne kuader te RCC ka negociuar nje mareveshje per levizje te lire te profesionisteve (mjekeve, arkitekteve, ndertimtareve) por nuk eshte pranuar nga Vucic ne Poznan.

Marreveshja ishte inicuar ne kuader te Procesit te Berlinit. Shqiperia kishte neglizhuar verejtjet se Serbia eshte nje pale keqe ne iniciatitave te tilla.

(3) Levizja e lire e punetoreve nuk mund te ndodhe pa njohje te kualifikimeve te tyre – Serbia nuk i njeh diplomat e Kosoves dhe kjo e ben te pamundur levizjen.

(4) Sjellja e meparshme e Vucic eshte jokonsistente me heqjen e kufinjeve – ne fakt ai eshte i apasionuar pas kufinjeve te Kosoves. Ai ka bere perpjekje te pareshtura per te krijuar kufinj te ri ne Ballkan.

(5) Diskutimet per mini-Schengenin po behen nderkohe qe po vazhdon strategjia e c’njohjes – lajmi per c’njohje nga Gana eshte goditje e rende per Kosoven.

(6) Diskutimet po vazhdojne nderkohe qe Kosova po ballafaqohet me ndryshim te narracionit te luftes permes Gjykates Speciale,

(7) Vucic eshte mjeshter i propozimeve megallomane per t’u dukur i moderuar nderkohe qe vazhdon rrenimi i demokracise ne Ballkan.

Keto iniciativa propozohen para zgjedhjve parlamentare ne Serbi qe mbahen ne prill 2020. Ne nderkohe, edhe legjitimiteti i Rames eshte ne medyshje pas deshtimit te hapjes se negociatave me BE-ne.

Andaj, Kosova dhe Ballkani kane nevoje te vazhdojne valen e demokracise. Prioriteti i Kosoves duhet te jete:

(1) levizja e lire e kapitalit, mallerave, njerzve me vendet me komunitete te medha shqiptare, (2) levizja e lire me vendet e BE-se, (3) sponzorizimi i levizjeve per demokraci ne Ballkanin Perendimor, sidomos ne Shqiperi dhe Serbi, (4) marreveshjet rajonale ne pako (jo vetem levizje te lire te mallerave) dhe te garantuara nga BE.

SHPËRNDAJE