Mund të përdoren në kushte shtëpie, Britania zbulon modelin e ri të testeve të koronavirusit

Përpara pak ditësh, Britania e Madhe bëri të ditur se do të porositeshin mbi 1 milion teste për t’iu shpërndarë qytetarëve.

Këto teste, nuk janë të njejtat me ato që përdorin spitalet, por janë ideuar të kenë një përdorim fare të thjeshtë në kushte shtëpie.

Ditën e sotme, është bërë publike se si është modeli përfundimtar i testeve dhe si mund të përdoren. Brenda vetëm pak ditësh, në Britani do të ketë 3.5 milion teste në dispozicion të qytetarëve, të cilat mund të porositen nëpërmjet Amazon.

Testet do të tregojnë jo vetëm nëse personi është i infektuar, por edhe nëse ka qenë më herët i infektuar nga virusi dhe nuk e ka kuptuar. Megjithatë nuk është sqaruar nëse testet do të jenë falas apo do të shpërndahen kundrejt një pagese.

Përdorimi i tyre është fare i thjeshtë dhe mund të kryhet nga kushdo. Mjafton të shpohet gishti (njësoj me procedurën kur bëhet testi për zbuluar grupin e gjakut) dhe të vendoset në aparaturën e vogël për të parë nëse jeni të infektuar apo jo.

Profesori Peacock shpjegoi:

Një numër i vogël i testeve do të provohen fillimisht në një laborator, përpara se të shpërndahen përmes Amazon. Sapo të kemi konfirmimin përfundimtar që këto teste janë 100% të besueshme, do të fillojmë me shpërndajen e tyre.

Burimi: DailyMail

SHPËRNDAJE