Mundësia për koalicion me PDK-në? Ja çka thotë Lutfi Haziri

Lidhja Demokratike e Kosovës në zgjedhjet e 14 shkurtit ka vendosur që të shkojë në koalicion parazgjedhor vetëm me AKR-në e Behgjet Pacollit.

Nënkryetari i këtij subjekti, Lutfi Haziri ka folur për mundësinë e bashkëpunimit me PDK-në në një koalicion paszgjedhor.

Haziri megjithatë ka thënë se PDK duhet të mbetet edhe kësaj radhe në opozitë.

“14 shkurti është dita kur në Kosovë do të vendoset kush me kë do të ‘dashurohet’ politikisht. Askush pa askënd nuk mund të funksionojë”, ka thënë Haziri, për Mediafokus.info.

Ai shton se nuk beson se LDK-ja mund të bëjë koalicion me PDK-në.

“Besoj nuk do të ketë nevojë të bëjmë koalicion me PDK-në edhe në një proces zgjedhor”, ka shtuar nënkryetari i LDK-së.