Murati: Raportet mes Shqipërisë e Kosovës duhet të kalojnë në një stad tjetër

Në ditën e mbledhjeve mes dy qeverive asaj të Kosovës dhe Shqipërisë që është mbajtur sot në Pejë, kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka kërkuar që marrëdhëniet mes dy vendeve të intensifikohen në një stad më të avancuar, transmeton Gazeta Online Veriu.info.

‘Mbledhjet e dy qeverive në këtë drejtim janë të rëndësishme, por jo të mjaftueshme. Së paku, tani e tutje më nuk janë të mjaftueshme. Tani duhet të kalohet në krijimin e mekanizmave të përbashkët në mes të dy shteteve (diçka si një Komision, Këshill apo Agjenci Kombëtare me seli në Prizren ose Shkodër) me obligimin jo vetëm mbikëqyrjen e realizimit të marrëveshjeve, por edhe hartimin e të rejave, propozimet për politika e legjislacion të përbashkët’, ka kërkuar Murati, subjekti politik të të cilin ai e drejton ka në program Bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.

Ja postimi i plotë i Muratit:  

Raporti i Republikës së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë duhet të shkojë nga partneriteti strategjik në integrim dhe nga integrimi në bashkim. Mbledhjet e dy qeverive në këtë drejtim janë të rëndësishme, por jo të mjaftueshme. Së paku, tani e tutje më nuk janë të mjaftueshme. Tani duhet të kalohet në krijimin e mekanizmave të përbashkët në mes të dy shteteve (diçka si një Komision, Këshill apo Agjenci Kombëtare me seli në Prizren ose Shkodër) me obligimin jo vetëm mbikëqyrjen e realizimit të marrëveshjeve, por edhe hartimin e të rejave, propozimet për politika e legjislacion të përbashkët. Ky mekanizëm do të duhej të kishte një buxhet përmes së cilës do të realizoheshin projekte të përbashkëta në infrastrukturë, ekonomi, diasporë, turizëm, ambient, siguri, sundim të ligjit, arsim, kulturë, sport etj. Gjithashtu do të duhej të kishte mandat që me projekte të aplikonin edhe shqiptarët nga Kosova Lindore, Mal të Zi e Maqedonia.

Emërimi i sotëm i Koordinatorit për mbikëqyrjen e marrëveshjeve të dy qeverive, të shpresojmë se është hapi i parë në këtë drejtim. Krijimi i fillesave të administratës së përbashkët kombëtare është hap i rëndësishëm për tejkalimin e barrierave të interesave klanore që kanë mund të zënë vend në administratat e dy shteteve.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE