Mushkolaj deklason Ramush Haradinajn: Nuk ke lidhje me buxhet, nga rezervat shtetërore i ndatë 180 mijë euro për një film (VIDEO)

Ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka qenë i ftuar në emisionin Debat Plus përballë analistëve, ku u sfidua si asnjëherë më parë nga analisti Imer Mushkolaj, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Përballja mes Haradinajt dhe Mushkolajt ishte e ashpër dhe me fjalor shumë të drejtpërdrejt mbi konsisitencën dhe parimet politike rreth zhvillimeve të fundit politike.

Një debat i ashpër u zhvillua mbi rezervat shtetërore për të cilat është raportuar se janë hargjuar pothuajse tërësisht nga qeveria Haradinaj.

Mushkolaj i tha Haradinajt se nga rezervat shtetërore janë dhënë para për film.

“Ka qenë qaq urgjente sa në qeverinë e juaj ja keni dhënë nga rezervat shtetërore 180 mijë euro dikujt për një film. Llogarit çfarë prioriteti keni pasur” – ka thënë Mushkolaj.

Kjo ka nxitur reagimin e Haradinajt që e ka quajtur Mushkolajn të padijshëm në ekonomi, por Mushkolaj dha përgjigjen e menjëhershme që asi asgjë më i mirë se sa unë nuk je.

Më poshtë shikojeni videon ku përballen Haradinaj dhe Mushkolaj:

SHPËRNDAJE