Mustafa i hatruar në Vjosën, paralajmëron këtë veprim

Pas votimit të mocionit të votëbesimit në në fakt edhe me shumicë votash, Kuvendi i Kosovës rrëzoi qeverinë Kurti, kryetari i LDK-së Isa Mustafa ka folur për zhvillimet të reja.

Ai gjithashtu ka folur edhe Vjosa Osmanin, e cila ka votuar kundër mocionit, në kundërshtim me qëndrimin e LDK-së, e cila vet kishte inicuar mocionin e votëbesimit ndaj qeverisë Kurti.

“Ne do të bisedojmë me zonjën Osmani, për arsyet që ajo ka rreth qëndrimeve që ajo kishte, por sesi nuk do ti kërkojmë të largohet nga LDK”, ka deklaruar lideri i LDK-së Isa Mustafa, në lidhjen telefonike që kishte në emisionin Pressing, transmeton Gazeta Online Veriu.info.

Mustafa gjithashtu ka deklaruar se LDK po punon për arritjen e një marrveshje bashkqeverisje me AAK, NISMA, AKR dhe minoritet, duke përjashtuar PDK-në. /Veriu.info/

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE