Mustafa: Ka vendim gjykate, o Albin e Ismet – Nuk po fali sen

Drejtori Menaxhues i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa, ironizoi me akuzën e ekspertit të VV dhe kryetarit të VV, Albin Kurti, për faljen e 100 mijë numrave dhe shërbimeve të internetit për Z-Mobile. “ Unë edhe të dua, nuk mund të fali asgjë. Kompania është institucion me hierarki. Të dytë e kanë parë vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit, por iu pëlqen të hedhin akuza në ajër apo janë injorantë dhe të padijshëm”, tha Drejtori Menaxhues Agron Mustafa. Problemi i 100 mijë numrave ka filluar në 201

Drejtori Menaxhues i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa ironizoi dhe kundërshtoi kategorikisht spekulimet në konferencësn për media të Vetëvendosje, konferencë në të cilën u sulmua marrëveshja e arritur ditë më parë nga ana e Telekomit të Kosovës dhe Z-Mobile për shmangjen e pagesës për 32 milionë euro.

Drejtori Menaxhues, Agron Mustafa, hodhi poshtë të gjitha spekulimet dhe theksoi prerazi se, sikurse ditën e nënshkrimit të marrëveshjes, qëndron fuqishëm prapa marrëveshjes.

“ Po fali pasuri në një institucion si Telekomi, me strukturë dhe hijerarki të qartë. Nuk e kam ditur që kam këtë fuqi. Ka vendim Gjykate o Ismet e Albin- NUk po fali se”, tha Drejtori Menaxhues i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa, pas konferencës për shtyp të Ismet Hamitit, në prani të liderit të VV, Albin Kurti.

Sipas tij, duhet të ndalen këto spekulim.

‘Kërkoj në mënyrë të prerë jo vetëm nga Vetëvendosje, por nga të gjitha partitë politike që marrëveshja mes dy kompanive të mos përdoret për konsum politik në këtë kohë të fushatës dhe të përdoren argumente të rrejshme. Marrëveshja e nënshkruar është publike dhe unë personalisht si nënshkruesi kryesor, bashkë me pjesën më të madhe të menaxhmentit, e mbrojë fuqishëm dhe jam I gatshëm të jap përgjegjësi edhe personalisht. Është vendimi më i mirë i mundshëm për të shpëtuar Telekomin e Kosovës nga falimentimi, për shkak se nuk ka asnjë mënyrë tjetër për të paguar 32 milionë eurot, gjobë të cilën e shqiptoi Gjykata e Arbitrazhit në Londër”, tha Drejtori Menaxhues i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa.

Ai potencoi se spekulimet nëpër konferenca partie, me akuza direkte që gjithsesi janë qesharake, dëmtojnë rëndë të gjitha palët.

“E habitshme sesi një person që thirret si ekspert në fushën e telekomunikacionit dhe që ka punuar me dhjetera vite në Organizatën Ndërkombëtare të Telekomunikaionit-ITU, të deklarojë se ne ja kemi falur 100 mijë numra Z-Mobile. Të gjithë e dimë se për shkak të mosdhënies së këtyre numrave, Telekomi i Kosovës u gjobit me shumën prej 32 milionë eurove”, tha tutje Drejtori Menaxhues I Telekomit të Kosoës, Agron Mustafa.

Problemi i 100 mijë numrave është nga viti 2012.

Drejtori Menaxhues Agron Mustafa, deri tani ka qenë në të të njëjtën linjë sikruse të gjithë Drejtorët Menaxhues të mëparshërm të Telekomit të Kosovës, që nuk ia kanë lëvruar 100 mijë numrat Z-Mobile, duke pretenduar se kërkesa ishte e ekzagjeruar dhe jo konform kontratës fillestgare,

Por, këtë interpretim e hodhi poshtë Gjykata e Arbitrazhit, duke vlerësuar se Telekomi I Kosovës nuk kishte të drejtë dhe Z-Mobile, duhejt të paisej me 100 mijë numra shtesë. Këtë linjë e mbrojti ne Gjykatën e Arbitrzhit, ish shefi I Zyrës Ligjore të PTK, Genc Lami, por edhe ish Drejtori Menaxhues I Telekomit të Kosovës që ka nënshkruar kontratën,

Ai prerazi tha se Z-Mobile, duhej t’i jepeshin 100 mijë numrat për shkak se ekziston një vendim i ARKP, institucion që vendos për fushën e telekomunikacionit.

Ndërsa për akuzat e tjera në lidhje me favoret ndaj Z-Mobile, Drejtori Menaxhues Agron Mustafa tha se marrëveshja është publike dhe është arritur më e mira e mundshme, duke shmangur pagesën e gjobës prej 32 milionë eurove.

“Ftoj publikisht të gjithe ata që mund të implementojnë ide më të mirë sesi Telekomi i Kosovës të shmang pagesën prej 32 milionë eurove, para të cilat nuk i ka dhe unë tërhiqem. Besoj fuqishëm që kam arritur më të mirën. Por spekuluesve, mund t’iu them se Telekomi i Kosovës, si ndërmarrje publike, nuk varet vetëm nga vendimet e drejtorit. Është bordi ai që jep vizën finale për marrëveshje dhe në fund aksionari apo pronari I kompanisë që është Qeveria e Kosovës’, pohoi Drejtori Menaxhues i Telekomit, Agron Mustafa.

Në statusin e tij në facebook, ai sqaroi se zgjodhi rrugën e marrëveshjes për shkak se Telekomi I Kosovës nuk I kishte 32 milionë euro, si rjedhojë vendimeve të qeverisë së Kosovës që i morën një pjesë të parave në emër të devidentës, pagesave ekstrem të lartë për frekuenca dhe detyrime tjera trashëguese.

SHPËRNDAJE