Mustafa nuk takon Ramush Haradinaj, ky i fundit sot “kurorëzon” koalicionin me PSD-në

Pak ditë para se të mbahet seanca për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës, kryetari i LDK Isa Mustafa që nga mëngjesi është duke takuar liderët e partive politike në vend.

Deri tani ai ka takuar Shpend Ahmetin e PSD-së, përderisa një takim me Fatmir Limajn e NISMA pritet të mbahet për pak minuta.

Gazeta Blic ka raportuar se Mustafa do ta takoj përveç Limajt edhe kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti.

Burime të Gazeta Blic kanë thënë se  Mustafa me gjasë nuk do të ketë takim me kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramsuh Haradinaj.

Ky i fundit në orën 12 do ta mbledh Këshillin Drejtues të partisë për të vendosur për një koalicion parazgjedhor me Partisë Socialdemokrate të Shpend Ahemtit.

Para se një koalicion i mundur ndërmjet AAK dhe PSD, edhe këta të fundit kanë paralajmëruar se do ta mbledhin Këshillin Drejtues të partisë për të dhënë vulën lokacionit me partinë e Ramush Haradinajt që ishte në pushtet për dy vite.

Se kanë qëndrime të afërt me partinë e Ramush Haradinajt, e ka thënë edhe vet Shpend Ahmeti kryetar i PSD-së, pas takimit me Isa Mustafën, duke mos përjashtuar se koalicioni parazgjedhor mund të nënshkruhet gjatë ditës së sotme.

SHPËRNDAJE