Mustafa pasdite kthehet nga Brukseli

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa pasditen e kësaj te enjte pritet të kthehet në vend, pasi vizitës që ka pasur në Bruksel.

Lajmin për klankosova.tv rreth kthimit të Mustafës, e ka konfirmuar këshilltari i Mustafës, Faton Abdullahu.

Mustafa në Bruksel kishte udhëtuar me kërkesën që të ndodhë liberalizmi i vizave për kosovarët dhe më pas, në një afat prej dy vjetësh, Kosova të përmbushë kërkesën e Komisionit Evropian për ratifikimin e Marrëveshjes për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi.

Por të bëhet diçka e tilla ka qenë e pamundur.

Komisioneri Evropian për Migrim, Punë të Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopulos i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që ta procedojë në parlament marrëveshjen për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi si çelës për liberalizimin e vizave.

Pas kthimit të Mustafës nga kjo vizitë në Bruksel pritet që të merret vendimi për procedimin e demarkacionit në kuvend, si dhe fatin e koalicionit PDK-LDK.

SHPËRNDAJE