Mustafi: Jam i lumtur që t’ju njoftoj për lindjen e vajzës sonë (Foto)

Shkodran Mustafi ka një arsye më tepër për të qenë i lumtur.

Futbollisti shqiptar është bërë për herë të parë baba i një fëmijë.

Ai ka zbuluar se do të jetë prindër i një princesheje, të cilën ende nuk e ka pagëzuar.

“Jam shumë i lumtur që t’ju njoftoj për lindjen e vajzës sonë! Është e vështirë që të gjitha këto emocione t’i përshkruaj në një fjalë, tani … Mund të them se është dita më e mirë e jetës sime”, ka shkruar Mustafi në Facebook.

Kujtojmë se futbollisti vitin e kaluar ka kurorëzuar lidhjen me bukuroshen shqiptare Vjosa Kaba.

SHPËRNDAJE