“Na jepni Messi-n, që të pajtohemi”

SAN SEBASTIAN, SPAIN - JANUARY 19: Lionel Messi of FC Barcelona looks on during the Copa del Rey quarter-final first leg match between Real Sociedad and FC Barcelona at Anoeta stadium on January 19, 2017 in San Sebastian, Spain. (Photo by David Ramos/Getty Images)

Presidenti i Roma, James Pallotta, ka thënë se veç transferimi i Lionel Messi tek skuadra italiane do të mund ta shpaguante atë që Barcelona bëri me Malcolm.

Skuadra spanjolle nënshkroi me brazilianin për 41 milionë euro, pak para se Roma ta finalizonte marrëveshjen me të, duke irrituar shumë skuadrën italiane.

Ai ka thënë se drejtues të skuadrës nga Camp Nou i kanë kërkuar falje për atë që ka ndodhur, por se ai nuk e ka pranuar, pasi ka dy kushte që kjo gjë të ndodhë.

“Një, ata na japin lojtarin. Kjo sigurisht që nuk do të ndodhë. Dy, ndoshta si një gjest të vullnetit të mirë  të paktën ata mund të na dërgonin Messi” u shpreh biznesmeni në një intervistë me Sirius XM.

SHPËRNDAJE