Naim Gashi: Selia e Minishengenit në Nish, qëllimi është izolimi i Kosovës

Minishengeni në vetvete përmban largimin e Ballkanit nga Brukseli dhe krijimin e hapësirës për Rusinë dhe aleatin e saj Serbinë, shkruan Naim Gashi një një reagim një ditë pas takimit të katër liderëve ballkanikë në Tiranë.

Ekonomisti Naim Gashi po konsideron se Mnishengeni i nisur nga Edi Rama e Aleksander Vucic ka për qëllim izolimin e Kosovës dhe fuqizimin e Serbisë si shtet kryesor në fushën e ekonomisë.

“Tani me ndihmën e Edi Ramës, Vuqiçi po synon të arrijë dy qëllime. E para, që ta izolojë Kosovën me shtetet anëtare të Minishengenit dhe ta paraqes atë si “delen e zezë të Ballkanit”; dhe e dyta, Serbia si

fuqi ekonomike në rajon (48 miliardë GDP), të krijojë supremaci ekonomike dhe vazalitet në Ballkan”, ka thënë Gashi.

Këto komente Gashi i ka bërë një ditë pasi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama bashkë me Presidentin e Serbisë, Aleksander Vucic, Kryeministrin e Maqedonisë dhe Presidentin malazez, Millo Gjukanovic mbajtën takim në Tiranë.

Aty çuan përpara idenë e një Minishengeni ballkanin për qarkullim të lirë të njerëzve dhe kapitalit. Kosova refuzoi të merrte pjesë me arsyen se Minishengeni po krijohet për të lënë në hije integrimin në BE dhe fuqizuar Serbisën.

Sidoqoftë, ekonomisti Naim Gashi ka zbërthyer idenë e katër liderëve të vendeve të Ballkanit edhe në aspektin ekonomik dhe përfitimet e palës serbe.

“Pra, prapa idesë së Minishengenit fshihet izolimi i Kosovës në rajon, supremacia ekonomike e Serbisë dhe sabotimi i procesit integrues të rajonin në BE, që me automatizën krijon hapësira për Rusinë dhe vendet tjera të lindjes”, ka shkruar ai.

Sipas tij, Serbia ka krijuar narracion se Kosova është vend islamik dhe po rrezikon Europën me terrorizëm derisa si argument të dytë Beogradi ka përdorë idenë se shteti kosovarë do të prodhojë destabilitet në rajon.

Sipas tij, dallimi i Minishengenit me Marrëveshjen e Asocimstabilizimit është se MSA ka selinë në Bruksel e Minishengeni ka nisur në Nish.

“Argument shtesë: Marrëveshja e Stabilizim Asociimit (MSA) të cilën e kanë nënshkruar të gjitha vendet e rajonit, duke përfshirë edhe Kosovën (2016), parasheh lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave dhe kapitalit. Pse tash kemi nevojë për Minishengenin, kur të gjitha këto parashihen në MSA”, ka shkruar ai.