Naser Ramadani: Mos shisni patriotizëm në oda, përndryshe kemi me mbaru

Drejtori i Instituti të Shëndetit Publik të Kosovë ka ngritur edhe një herë alarmin për shpërthimin e pandemisë që mund të ndodhë në Kosovë në ditët e ardhshme në rast se qytetarët nuk u përmbahen udhëzimeve.

Ramadani u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që ta shohin realitetin sepse kjo nuk është lojë apo ndonjë ëndërr e keqe nga e cila do të zgjohemi.

“Do të vijnë ditë edhe më të vështira. Si duket në pjesën më të madhe të njerëzve po hasin në vesh të shurdhër. Ne kemi filluar të përgatitemi më 1 janar, nuk na besonin se do të vijë kjo ditë, kur e kemi përgatitur planin e gatishmërisë nuk na besonin. Rekomandimet nuk zbatohen me fjalë por me vepra.

Nuk jemi në teatër, por jemi në realitet. Nuk jemi në ëndërr por në zhgjëndërr. Nuk ka shitje patriotizmi në oda. Përndryshe ne kemi me mbaru. Ne na ka rënduar situata politike dhe mjekët që nuk po tregohen të kujdesshëm. Nëse atë nuk e bëjnë profesionistët, atëherë po ju them se situata është e rëndë”, është shprehur ndër të tjera ai.

Ramadani ka ka folur edhe për situatën në Malishevë ku ka thënë se atje situata ka dalë që moti nga kontrolli, pasi dyqanet dhe të tjerat vazhdojnë të punojnë.

“Në Malishevë situata nuk është nën kontrollë moti kohë. Njëjtë edhe në Prishtinë, Smrekonicë e Topanicë. Situata në këto vende është para shpërthimit, është shprehur ai.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE