Naser Rugova godet Vjosa Osmanin: Poshtë ka ra katundi

Naser Rugova, anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, thotë se Presidenti Rugova as edhe një herë nuk e ka vënë egon e tij para shtetit dhe nevojës për bashkëpunim, madje edhe me rivalët më të mëdhenj.

“Nuk e përjashtoj mundësinë që në një të ardhme ta përkrah Vjosën, por kurrë jo derisa ajo bashkërendimtarët e vet t’i gjejë te Albini dhe Haki Abazi. Thotë fjala e popullit po poshtë ka ra katundi!”, ka shkruar Rugova.

Postimi i plotë:

Vjosa dhe rugovizmi janë si Albini dhe alpinizmi.

Presidenti Rugova as edhe një herë nuk e ka vënë egon e tij para shtetit dhe nevojës për bashkëpunim, madje edhe me rivalët më të mëdhenj.

Nuk e përjashtoj mundësinë që në një të ardhme ta përkrah Vjosën, por kurrë jo derisa ajo bashkëmendimtarët e vet t’i gjejë te Albini dhe Haki Abazi. Thotë fjala e popullit po poshtë ka ra katundi!

SHPËRNDAJE