Nasim Haradinaj humbë kontrollin, e quan tradhëtar Rugovën

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL e UÇK), Nasim Haradinaj, e ka quajtur ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugovën tradhëtar.

Me anë të një lidhje telefonike në T7, Haradinaj me tone të nervozuara e ka shpallur Rugovën publikisht tradhëtar, pasi që ky i fundit sipas Haradinajt, kishte kërkuar që të ndalen bombardimet e NATO’së.

“Rugova është tradhtar që ka shku në Beograd për me i ndal bombardimet”, ka thënë Haradinaj.

SHPËRNDAJE