NATO, Rusisë: Eja dhe shikoni sa të fuqishëm jemi

Aleatët e NATO’s dhe disa vende të tjera partnere po bëhen gati për stërvitjet më të mëdha ushtarake në dekada.

Në prag të ushtrimeve, që pritet të përfshijnë 45.000 trupa, 10.000 automjete, 60 anije, dhe 150 avionë nga 31 vende duke stërvitur bashkë brenda dhe rreth Norvegjisë, Aleanca po tregon forcë dhe transparencë, dhe ftoi vrojtuesit rusë ashtu që të mund ta marrin mesazhin nga afër, shkruan businessinsider, transmeton gazetametro.net

Admirali i marinës amerikane që po komandon stërvitjen shpreson se Rusia do ta pranojë ftesën.

‘’Pres që ata do të duan të vijnë. Eshtë në interesin e tyre të vijnë dhe të shohin çfarë bëjmë’’, tha admirali James Foggo për raportuesit në Pentagon.

‘’Do të mësojnë gjëra. Dua që të jenë aty ashtu që të shohin sa mirë aleatët e NATO’s bashkëpunojnë mes vete’’, tha ai.

‘’Një mesazh i fortë parandalues do t’iu dërgohet’’, shtoi admirali.

SHPËRNDAJE