Natyra Kuçi ia kthen Albin Kurtit, i cili ironizoi me PSD-në – “Nga krastitja e degëve të shëndosha, trungu s’prodhonte fryte me”

Zëdhënësja e Partisë Socialdemokrate (PSD), i është kundërpërgjigjur liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Teksa Kurti, mbrëmë ironizoi me të larguarit nga partia, duke thënë se “pema për tu rritur duhet ujitur dhe trungu për të dhënë frute duhet krasitur”, zëdhënësja

Kuçi e ka një shpjegim tjetër. Ajo përmes një postimi në rrjetin social facebook, ka thënë se “nga krasitja e degëve të shëndosha, trungu s’prodhon fryte më”, duke aluduar tek Kurti.

“Nga krastitja e degeve te shendosha, trungu s’prodhonte fryte me 🍂”, ka shkruar Kuçi.

Më shumë se një vit më parë, dhjetëra persona ishin larguar nga Lëvizja Vetëvendosje. Ndër ta kryetari i atëhershëm i VV-së, Visar Ymeri, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, 12 deputetë të Kuvendit, dhe dhjetëra aktivistë të kësaj partie.

SHPËRNDAJE