Nazim Sahiti, si u pajis me armë me leje në vitin 1997? (Dokument)

Drejtori i Valës, Agron Mustafa, tha se është sulmuar nga dy zyrtarë të Policisë së Kosovës. Konfirmoi se njëri është Nazim Sahiti, drejtor i krimeve ekonomike në Policinë e Kosovës dhe tjetri qe njihet me emrin Tarkani.

Mustafa sqaroi se personi i dytë është një polic tjetër i njohur si “Tarkani”. “Nuk e di. Nuk po kuptoj pse ka ndodhur ky sulm”, tha Agron Mustafa per RTK.

Nazim Sahiti është drejtor në Policinë e Kosovës. I njëjti kishte dështuar ta kalonte verifikimin e bërë nga Agjencia Kosovare e Intelegjencës.

Kohëve të fundit ka pasur disa shkrime në të cilat Nazim Sahiti portretohet si personi më me ndikim në Policinë e
Kosovës.

Drejtori i Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Antikorrupsionin, Nazim Sahiti, i cili do të duhej të ishte shembull për ndershëmrinë dhe karakterin, për shkak të rëndësisë së institucionit që udhëheq, duket se është komplet i kundërt me virtytet që kërkohen nga një person, prej të cilit varen të gjitha hetimet e skandaleve financiare dhe ekonomike në Kosovë.

Këtë shqetësim më lartë e kishte përmendur edhe nga deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi në Kuvendin e
Kosovës. Nga kjo që ishte përmendur me bëmat e tij, sikur të mos e dinim që udhëheq një institucion kaq të rëndësishëm, do të sygjeronin që kemi të bëjmë me një person delikuent që vazhdimisht përsërit krimet.

Duke filluar nga burgu që ka mbajtur në fillim të viteve 90-të, Smërkovnicë, e deri tek plagosja e Bashkim Lutollit dhe arrestimi në Maqedoni, këto janë vetëm një pjesë e veprave penale të Nazim Sahitit, vepra të cilat gjithsesi nuk e kanë penguar atë për të ecur në karrierë, kishin përmendur portalet.

Në bazë të kësaj, këto vepra penale që përmenden nuk e penguan ate, as para e as pas luftës. Para luftës, saktësisht në muajin dhjetor të vitit 1997, ai arriti të marrë leje për armë.

Sipas burimeve, rrezikshmëria si person që kishte përdorur armët, nuk i pengoi autoritetet serbe që t’ia japin lejen për një gjë të tillë. Më poshtë është edhe dokumentacioni në gjuhën serbe, për lejen e armës që autoritet serbe të instaluara nga Millosheviqi e kishin pajisur./ina-online.net

SHPËRNDAJE