Ndahet nga jeta aktorja e njohur

Është ndar nga jeta aktorja e njohur.

Aktorja më e bukur e të gjitha kohërave Tania Mallet, e njohur për karrierën së saj në modelim dhe rolin e saj në filmin “Goldfinger” të James Bond, ka humbur jetën të shtunën në moshën 77-vjeçare.

Humbjën e saj është konfirmuar përmes llogarisë së James Bond-it në Tëitter.

“Ne jemi të pikëlluar për lajmin se Tania Mallet e cila kishte luajtur Tilly Masterson në Goldfinger ka ndërruar jetë. Ne bashkëndjejmë me familjen dhe miqtë e saj”, bëhet e ditur në postim.

Fansat, miqtë e dashamirët e artit kanë shprehur ngushëllime.

Ndërkaq, nuk janë zbuluar detaje të tjera rreth rastit.

Tania kishte filluar të merret me modelim, duke u arsyetuar se është një botë më e rehatshme për të.

SHPËRNDAJE