Ndahet nga jeta futbollisti kosovar

Ish-futbollisti i Besëlidhjes dhe Flamurtarit, Besnik Fejzullahu, është ndarë nga jeta të hënën, ndërsa do të varroset sot në orën 14:45 në varrezat e qytetit në Prishtinë.

Vajza e Besnik Fejzullahu, Saranda, njoftoi për ndarjen nga jeta të babait të saj përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku bëri të ditur se pasi Fejzullahu i kaloi tetë ditë në gjendje kome në SHSKUK, ai ndërroi jetë.

Fejzullahu ishte futbollist në vitet e 80-ta tek disa skuadra kosovare (Flamurtari, Ramiz Sadiku, Besëlidhja), ndërsa në vitet e fundit ishte paraqitur edhe si analist i Superligës dhe futbollit ndërkombëtar.

“Familjare, miq dhe dashamire, desha te ju njoftoj se sot me daten 17.02.2020 nderroi jete babai yne Besnik Ismail Fejzullahu (1961-2020).

Pas nje patologjie vasculare, babai im qendroi ne gjendje kome per rreth 8 dite ne kliniken intenzive ne SHSKUK, pas te gjitha tentativave dhe perkushtimit te stafit mjekesor, ishte e pamundur qe babi yne te shpëtoj”, shkroi e bija e ish-futbollistit në Facebook.

SHPËRNDAJE