Ndarja e “tortës” qeveritare (Infografikë)

Lideri i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti, ka prezantuar dje kabinetin e ri qeveritar, me ç’rast ka propozuar 5 ministrat e partisë së tij, duke i lënë vend nominimit edhe të 5 ministrave të tjerë nga radhët e LDK-së, por nuk e ka propozuar asnjë ministër nga radhët e komuniteteve.

Për zëvendëskryeministër të parë Kurti ka propozuar deputetin Haki Abazi, përministre të Drejtësisë Albulena Haxhiun, për ministër të Punëve të Jashtme dhe Diasporë, Blerim Rekën, për ministër të Financave dhe Transfereve prof. Besnik Bislimin, për ministër të Ekonomisë, Tregtisë dhe Industrisë Rozeta Hajdarin, dhe për ministër të Shëndetësisë dhe Sportit Arben Vitinë.

Tashmë, sipas ofertës së fundit të Kurtit, ka mbetur “topi” te LDK-ja t’i caktoj ministrat e saj. /Front Online/

SHPËRNDAJE