Ndër intelektualët më me ndikim, Pinker: Iluminizmi po triumfon, ja pse po jetojmë në kohërat më të mira ndonjëherë

“Mos i dëgjoni pesimistët. Me çdo matje të progresit njerëzor, bota ka përparuar gjatë këtyre dy shekujve të kaluar dhe progresi vazhdon”. Ua sjellim një shkrim autorial të Steven Pinker, profesor i psikologjisë në Universitetin e Harwardit dhe një ndër studiuesit më kompetentë të psikologjisë evolucionare.

Me gjithë mospajtimet e tyre, e majta dhe e djathta pajtohen për një gjë: Bota po shkon duke u bërë më keq. Pavarësisht nëse rënia e pabarazisë, racizmit dhe ndotjes, ose në terrorizmit, krimit dhe prishjes morale, të dyja anët shohin dështime të thella në modernitet dhe një krizë të thellë në Perëndim. Ata shikojnë prapa te shume periudha të arta kur Amerika ishte madhështore, punëtorët me kollare të kaltra lulëzuan në punë të sindikatave, dhe njerëzit gjenin domethënie në religjion, familje, komunitet dhe natyrë.

Një pikëpamje e tillë e zymtë është padyshim jo-amerikane. Shtetet e Bashkuara janë themeluar mbi idealin e Iluminizmit se mençuria dhe bujaria njerëzore mund të kanalizohen nga institucionet dhe të rezultojë në progres. Koncepti mund të duket naiv përderisa konfrontohemi me telashet tona, por ne mund ta kuptojmë se ku jemi vetëm nëse e dimë sa larg kemi arritur.

Gjithmonë mund ta mashtrosh veten në të parit një rënie nëse i krahason imazhet e ngjyrosura rozë të së kaluarës me lajmet kryesore të gjakderdhjes në të tashmen. Si duken trajektoret e kombit dhe të botës kur e masim me një matës mirëqenien e njeriut përgjatë kohës. Le t’i shikojmë numrat (të cilat mund të gjinden në faqe si OurWorldinData, HumanProgress dhe Gapminder).

Shikoni Shtetet e Bashkuara vetëm para tre dekadave. Shkalla e vrasjeve në vit ka qenë 8.5 për 100.000 njerëz. Njëmbëdhjetë përqind prej nesh ka rënë nën vijën e varfërisë (në bazë të matjes nga konsumi). Dhe kemi liruar 20 milionë ton të dioksidit të sulfurit dhe 34.5 milionë ton të materies partikulare në atmosferë.

Të kalojmë shpejtë te numrat më të fundit që i kemi në dispozicion sot. Shkalla e vrasjeve është 5.3 (një ngritje nga 4.4 më 2014). Tre përqind prej nesh bien poshtë vijës se varfërisë në konsum. Dhe emetojmë katër milionë ton të dioksidit të sulfurit dhe 20.6 milionë ton të grimcave, përkundër gjenerimit më shumë pasuri dhe vozitjes për më shumë milje.

Globalisht, fletnotimi për 30 vite flet mirë për të tashmen. Në 1988, kishte 23 luftëra, duke vrarë njerëz në një shkallë prej 3.4 për 100.000; sot bëhet fjalë për 12 luftëra duke vrarë 1.2 për 100.000. Numri i armëve bërthamore ka rënë nga 60.780 në 10.325. Më 1988, bota kishte vetëm 45 demokraci, duke përqafuar 2 miliardë njerëz; sot ka 103, duke përqafuar 4.1 miliardë. Në atë vit pati 46 derdhje të naftës; më 2016 vetëm pesë. Dhe 37% përqind e popullsisë jetonin në varfëri ekstreme, mezi duke arritur të ushehen, krahasuar me 9.6% sot. E vërtetë, 2016-ta ishte një vit i keq nga terrorizmi në Evropën Perëndimore, me 238 vdekje. Por më 1988 ishte më keq, me 440.

Progresi i arritur nuk është një rastësi. Është vazhdimësi e një procesi të vënë në lëvizje nga Iluminizmi në fund të shkekullit 18 që ka sjellur përmirësime në çdo matje të prosperitetit njerëzor.

Të fillojmë me burimin më të çmuar, jetën. Përgjatë pjesës më të madhe të historisë njerëzore, duke vazhduar në shekullin e 19’të, një i porsalindur pritej të jetonte rreth 30 vite. Në dy shekujt më pas, jetëgjatësia nëpër botë është rritur në 71, dhe në botën e zhvilluar në 81.

Kur Iluminizmi filloi, një e treta e fëmijëve të lindur në pjesët më të pasura të botës kanë vdisnin para ditëlindjes se pestë; sot, ai fat i keq bie në 6% të fëmijëve në pjesët më të varfëra. Në ato vende, sëmundjet ngjitëse janë në rënie të vazhdueshme, dhe shumë do ta zhdukin edhe sëmundjen e fruthit.

Të varfërit mund të mos jenë gjithmonë me ne. Bota ëshë rreth 100 fish më e pasur sot se sa ka qenë dy shekuj më parë, dhe prosperiteti po shpërndahet më mirë nëpër vende dhe njerëz. Gjatë jetës së shumicës së lexuesve, shkalla e varfërisë ekstreme mund të bie në zero. Uria katastrofale, jo e të kaluarës së largët, është zhdukur nga të gjitha vendet, me përjashtim të regjioneve të largëta të shkatërruara nga lufta, dhe ushqyeshmëria e keqe është në rënie të vazhdueshme.

Brenda vendeve të zhvilluara, pabarazia është duke u rritur, por varfëria e njëmendtë, jo. Një shekull më parë, shtetet më të pasura harxhonin 1% të pasurisë së tyre për fëmijët, të varfërit, të sëmurët dhe të moshuarit; sot ato shpenzojnë gati një çerek të saj. Shumica e të varfërve të atyre vendeve kanë ushqim për të ngrënë, për t’u veshur dhe kulm mbi kokë dhe kanë lukse si telefona të mençur, kondicionim të ajrit që më parë nuk ishin në dispozicion për askë, të pasur apo të varfër. Varfëria më mesin e komuniteteve racore ka rënë, dhe në mesin e të moshuarve është larguar.

Bota është duke i dhënë një mundësi paqes. Përgjatë pjesës më të madhe të historisë së kombeve dhe perandorive, lufta ishte gjendja natyrore e gjërave, dhe paqja thjeshtë diçka e huaj ndërmjet luftërave. Sot luftërat në mës të vendeve janë në zhdukje e sipër, dhe lufta brenda vendeve nuk është prezente nga 5 të 6’tat e botës. Proporcioni i njerëzve të vrarë në luftëra në vit është rreth një çerek e asaj që ishte në mesin e viteve 80, një e gjashta e asaj që ishte në fillim të viteve 70’ta, dhe 1 e 16’ta e asaj që ishte në fillim të viteve 50.

Në shumicën e kohës dhe vendeve, numri i të vdekurve nga vrasjet është shumë më i madh se që luftërat vrasin njerëz. Por edhe shkalla e vrasjeve ka shkuar duke rënë gjithashtu dhe jo vetëm në Amerikë.

Jeta ka shkuar duke u përmirësuar në çdo aspekt. Gjatë shekullit të kaluar, ka 96% më pak gjasa që amerikanët të vriten në një aksident me makinë, 99% më pak gjasa që të vdesin nga një rrëzim i aeroplanit, 92% më pak gjasa që të vdesin nga zjarri, 90% më pak gjasa të mbyten në ujë, 92% më pak gjasa të vdesin nga asfiksia, dhe 95% gjasa më pak që të vriten në punë. Jeta në vendet e tjera të pasura është edhe më e sigurt, dhe jeta në vendet më të varfra do të bëhet më e sigurt derisa bëhen më të pasur.

Pavarësisht prapakthimeve në vendet si Rusia, Turqia dhe Venezuela, trendi afatgjatë në qeverisje është në drejtim të demokracisë dhe të drejtave të njeriut. Dy shekuj më parë një grusht i vendeve, që përfshinin 1% të njerëzve të botës, ishin demokratike; sot, më shumë se gjysma e vendeve të botës, që përfshijnë 55% të popujve të tyre, janë demokraci.

Jo shumë kohë më parë vendet e botës kishin ligje diskriminuese ndaj komuniteteve racore; sot më shumë vende kanë politika që favorizojnë minoritetet e tyre sesa politika diskriminuese ndaj tyre. Në shekullin e 20 gratë mund të votonin vetëm në një vend; sot ato mund të votojnë në çdo vend ku burrat mund të votojnë, me perjashtim të njërit vend (Qyteti i Vatikanit). Ligjet që kriminaizojnë homoseksualizmin vazhdojnë të hidhen poshtë, dhe trajtimet karshi minoriteteve, grave dhe homoseksualëve gradualisht janë më tolerante, veçanërisht në mesin e të rinjve. Dhuna ndaj grave, fëmijëve dhe minoriteteve është në një rënie afatgjate, poashtu edhe eksploatimi i fëmijëve për punë.

Derisa njerëzit janë duke u bërë më të shëndetshëm, më të pasur dhe më të lirë, ata gjithashtu po bëhen më të ditur dhe më të mençur. Dy shekuj më parë, 12% e botës dinte të lexonte dhe të shkruante; sot 85% dinë. Shkrim-leximi dhe shkollimi së shpejti do të jenë universale, për vajzat po edhe pëe djemtë. Shkollimi, bashkë me shëndetin dhe pasurinë, literalisht po na bëjnë më të mençur, për 30 poena të IQ, ose dy devijime standarde mbi paraardhësit tanë.

Jetët e tyre më të gjata, më të shëndetshme, të sigurta, të lira, njerëzit po i shfrytëzojnë për të mirë. Amerikanët punojnë 22 orë më pak në javë sesa që kanë punuar në fund të shekullit 19 dhe humbin 43 orë më pak në punët e shtëpisë. Ata kanë më shumë mundësi qe të përdorin pushimin e tyre për udhëtim, të kalojnë kohën e tyre me fëmijët, të lidhen me të dashurit e tyre dhe të provojnë kuzhinën e botës, diturinë dhe kulturën.

Falë këtyre dhuratave, njerëzit në një pjesë të mirë të vendeve janë bërë më të lumtur. Madje edhe amerikanët, të cilët e marrin fatin e tyre të mirë si të garantuar dhe kanë stagnuar në lumturi, e konsiderojnë veten “goxha të lumtur” ose më të lumtur. Dhe pavaësisht panikës për “fëmjët e sotit” (të dëgjuar në çdo periudhë), gjeneratat më të reja janë më pak të palumtur, të vetmuar, të varur nga droga dhe me mendime për vetëvrasje se prindërit e tyre.

Derisa shoqëritë janë bërë më të pasura dhe më mirë të arsimuara, ata zgjeruan vështrimin e tyre në gjithë planetin. Që nga lindja e lëvizjes ambientore në të 70-tat, bota ka emetuar më pak ndotës, kanë rrafshuar më pak pyje, kanë derdhur më pak naftë, kanë zhdukur më pak specie, ka shpëtuar shtresën e ozonit dhe mund të ketë arritur majën në konsumin e naftës, tokës bujqësore, veturave dhe ndoshta edhe qymyrit.

Kujt ia kemi borxh këtë progres? A ka Universi një dialektikë historike ose hark që lakohet drejt drejtësisë? Përgjigja është më pak misterioze: Iluminizmi po funksionon. Paraardhësit tanë zëvendësuan dogmën, traditën dhe autoritetin me arsyen, debatin dhe institucione kërkuese të së vërtetës. Ata zëvendësuan supersticionin dhe magjinë me shkencë. Dhe ata ndryshuan vlerat nga lavdia e fisit, kombit, racës, klasës ose besimit drejt lulëzimit universal njerëzor.

Këto zhvillime kanë qenë graduale dhe të pabarabarta, me prapakthime dhe zigzage. Por zhvillimet e dy shekujve të fundit janë dhuratat kumulative e ideve që sollën.

1.Sëmundja u shkatërrua nga vaksinat, higjiena, antibiotikët dhe përparimet e tjera në mjekësi dhe shëndeti publik, të mundësuara nga teoria gjerminative e sëmundjes dhe nga të kuptuarit tonë të evolucionit, fiziologjisë dhe gjenetikës.

2.Uria u zhduk nga qarkullimi i prodhimit, fertilizuesi sintetik, zëvendësimi i muskujve nga makineria dhe shumëzimi i përzgjedhur i hibrideve.

3.Varfëria u ul nga arsimimi, tregjet, tregëtia globale dhe ushqimi më i lirë dhe veshmbathja, bashkë me programet sociale që mbështesin të vegjëlit, të moshuarit, të sëmurët dhe ata që janë të pafat.

4.Krimi i dhunshëm është zbutur nga një zëvendësim i një kodi të hakmarrjes nga sundimi i ligjit, nga sisteme gjyqësore më të drejta dhe, më e rëndësishmja, nga një policim i udhëhequr nga të dhënat.

5.Rreziqet e përditshme janë topitur nga rregullimet dhe inxhinieria, të nxitur nga një rritje e dhënies vlerë për jetën njerëzore. Një kombinim i ngjashëm i rregullimit dhe teknologjisë është duke e ulur ndotjen.

6.Shtypja dhe diskriminimi mund të jenë prezente në disa vende nga forca, por fillojnë të largohen kur njerëz të arsimuar, mobilë dhe të lidhur shkëmbejnë ide dhe detyrohen të justifikojnë praktikat e tyre.

7.Lufta është duke u margjinalizuar nga përhapja e demokracisë, tregëtia globale, forcat paqeruajtëse dhe qeveritë kompetente. Gjithashtu në mosndodhjen e luftërave kontribuojnë normat kundër pushtimit, të sforcuara nga komuniteti ndërkombëtar me turpërim, sanksione dhe në raste të caktuara me ndërhyrje ushtarake.

Evidenca për progresin ngritë shumë pyetje

A nuk është më mirë të jëmi pesimistë, pyesin shumë aktivistë – të largojmë plehun, t’i zhvendosim njerëzit nga zona e komfortit etj? Përgjigja është jo: Është mirë të jemi të saktë dhe korrektë. Duhet të jemi te vetëdijshëm për vuajtjen dhe padrejtësinë kur ato ndodhin, por gjithashtu duhet të jemi të vetëdijshëm për atë se si mund të reduktohen. Pesimizmi i pa-diskriminim mund të çojë në fatalizëm: në bindjen se përse duhet të harxhojmë kohë dhe para në një kauzë të pashpresë. Dhe mund të çojë në radikalizëm: në thirrjet për të rrënuar makinerinë, ose në fuqizimin e një lideri karizmatik.

A është progresi i pashmanshëm? Natyrisht që jo! Zgjidhjet krijojnë probleme të reja, të cilat pastaj duhet të zgjidhen poashtu. Ne gjithmonë mund të goditemi nga befasi të këqija, siç janë dy luftërat botërore, shpërthimi i krimit më 1960 dhe i SIDËS dhe epidemisë së opiumit.

Dhe sfidat më të mëdha globale mbesin të pazgjidhura. Kjo nuk do të thotë se ato janë të pazgjidhshme. Më 2015 kombet e botës arritën deri te një marrëveshje historike në Paris, dhe rrugët drejt dekarbonizimit, duke përfshirë çmimin e karbonit dhe teknologjitë pëe zero emitim, janë lëshuar. Që nga ditët mbyllëse të luftës së dytë botërore, bombat bërthamore nuk janë përdorur për gati 73 vite.

Në këto çështje, politikat e Presidentit Donald Trump – mohimi i ngrohjes globale, tërheqja e planifikuar nga marrëveshja e Parisit, provokimi nga Koreja Veriore etj janë alarmuese. Por, progresi i vazhdueshëm është në interes të gjithë botës, dhe një numër i shteteve, vendeve, korporatave, akterëve politikë dhe sektorë të ushtrisë janë duke iu kundërvyër planeve të administratës.

Si duhet të mendojmë për progresin e të ardhmes? Nuk duhet të ulemi dhe të presim qe problemet të zgjidhen vetë, e as duke proklamuar që fundi i botës ëahtë afër. Përparimet nga e kaluara nuk janë garancion se progresi do të vazhdojë; ato janë përkujtuese se çfarë kemi për të humbur. Progresi është një dhuratë e idealit të Iluminizmit dhe do të vazhdojë nëse ne ri-dedikohemi ndaj atyre idealeve.

A janë idealet e Iluminizmit të mërzitshme për shpirtërat tanë kafshorë? A është fitorja jonë ndaj sëmundjes, urisë, varfërisë, dhunës dhe injorancës…e mërzishme? A kanë njerëzit nevojë të besojnë në magji, në një baba në qiell, një shef të fortë që ta mbrojë fisin, për mite të paraardhësve heroikë?

Nuk mendoj. Demokracitë liberale sekulare janë vendet më të lumtura dhe më të shëndetshmet në tokë, dhe vendet e preferuara të njerëzve. Dhe në momentin që ti pranon dhe e vlerëson që projekti i Iluminizmit për aplikimin e njohurive dhe simpatisë për të rritur lulëzimin njerëzor mund të ketë sukses, është vështirë të imagjinojmë diçka më heroike dhe madhështore.

SHPËRNDAJE